Pas një takimi të parë mes përfaqësuesve të pushtetit lokal dhe banorëve të fshatit Prelez i Jerlive, ku u diskutua për projektet e mundshme në kuadër të buxhetimit me pjesëmarrje, të hënën banorët patën mundësinë të votojnë për prioritetin e tyre kryesor.
Në votimin e sotëm, banorët në mënyrë unanime vendosën për rregullimin e tubacionit të ujit për skaj rrugës së fshatit të tyre.
Buxhetimi me pjesëmarrje është një proces i ri, përmes të cilit 1% e buxhetit për investime kapitale ndahet për projekte të propozuara dhe të votuara nga vetë qytetarët.