Kryetari i Komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj së bashku më nënkryetarin, z. Sami Cacaj dhe Drejtorin e Shërbimeve Publike, z. Izet Zenuni këtë të hëne kanë takuar banorët e regjionit të Vokshit në kuadër të takimeve koordinuese para fillimit të punimeve të projektit “Asfaltimi i rrugëve dhe rrugicave në fshatrat e Komunës së Deçanit – Lloti 4”.
Gjatë këtij takimi, u diskutuan detajet teknike të punimeve që do të realizohen në kuadër të Llotit 4, si dhe afatet kohore dhe ndikimi që do të ketë ky projekt në përmirësimin e infrastrukturës rrugore të zonës.
Ky takim si dhe të tjerët që do të pasojnë në fshatra të tjera, janë një mundësi e shkëlqyer për të krijuar një dialog të hapur me qytetarët dhe për të siguruar që projekti të realizohet në mënyrë sa më të suksesshme dhe të dobishme për gjithë komunitetin.