leoni

Ferat Shala, ka kritikuar KOSTT-in për veprimet projekto dhe ndërto

Ferat Shala kritikon ndarjen energjetike në Kosovë: Qeveria Kurti po cenon barazinë qytetare

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ferat Shala, ka reaguar ashpër ndaj mënyrës së menaxhimit të sektorit energjetik nga qeveria aktuale, duke e cilësuar ndarjen e qytetarëve në dy tregje të ndryshme energjetike si të padrejtë dhe antiligjore. ZRrE është institucion i pavarur, rregullator, i mandatuar nga Kuvendi për të vepruar në të gjithë territorin e Kosovës. Ndarja e qytetarëve në kategori dhe regjione, sidomos në këtë mandat qeverisës, është shkelje e parimit të barazisë qytetare, u shpreh Shala. Ai akuzoi qeverinë Kurti për krijimin e një sistemi të pabarabartë, ku qytetarët në veri të Kosovës mbeten në një treg të de rregulluar energjetik pa rritje të tarifave, ndërsa qytetarët në pjesën tjetër përballen me rritje të çmimeve deri në 16.1%. Sipas Shalës, marrëveshja për energjinë pas katër vite negociatash me Elektroseverin është shembulli më i qartë i “sovranitetit energjetik të improvizuar dhe populist” të qeverisë Kurti. Ai e mbylli deklaratën duke thënë se kjo logjikë qeverisëse është prezentë në shumë sektorë të tjerë ekonomikë dhe e cilësoi të qëllimshme zvarritjen e formimit të institucioneve kyçe.

Kontrolloni gjithashtu

Limaj

Fatmir Limaj: Nuk i frikësohemi zgjedhjeve, institucionet duhet të formohen përmes marrëveshjeve politike

Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka deklaruar se vendi ka nevojë urgjente për formimin …