Lahi Brahimaj: AAK-ja s’ka ndryshuar qëndrim për çështjen e kryeparlamentarit

Deputeti i AAK, Lahi Brahimaj, ka konfirmuar se ky subjekt politik nuk ka ndryshuar qëndrim për çështjen e krye parlamentarit. Ai ka theksuar se AAK-ja është e gatshme të mbështesë Shqipe Selimin për postin e krye parlamentarit, nëse ajo propozohet nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV). Brahimaj ka theksuar: “Jo absolutisht jo. Ashtu siç e ka thënë edhe lideri Haradinaj, por edhe unë jemi të gatshëm që cilado nga këto të dyja, vota e Aleancës do të jetë për to, por sigurisht nëse Shqipe Selimi është kandidate, jam i bindur që edhe nga PDK-ja, të gjithë ata që janë pjesë e UÇK-së, votën do t’ia japin Shqipe Selimit.” Ai ka përsëritur se një nga arsyet që AAK-ja nuk do ta mbështesë Albulena Haxhiun për këtë post është për shkak të deklaratave të saj, të cilat, sipas tij, kanë qenë ofenduese për opozitën. Brahimaj ka shtuar: Nëse kthehesh në retrospektivë, i sheh deklaratat e Haxhiut që në vazhdimësi kanë qenë ofenduese për cilindo person të opozitës. Po thuhet që e drejta për krye parlamentar i takon Vetëvendosjes, sigurisht askush asnjëra nga partitë nuk e ka kontestuar të drejtën e nominimit të një kandidati, por nëse ata e duan votën e Aleancës, sigurisht që duhet ta gjejnë një emër konsensual.

Kontrolloni gjithashtu

Limaj

Fatmir Limaj: Nuk i frikësohemi zgjedhjeve, institucionet duhet të formohen përmes marrëveshjeve politike

Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka deklaruar se vendi ka nevojë urgjente për formimin …