Bombardohet një maternitet në Siri, dyshohet për shumë të vrarë e të plagosur

Forcat assadiste dhe ato ruse, në dy ditë e fundit vrarë më shumë se 150 pjesëtarë të popullatës civile

Gjatë luftimeve mes forcave kryengritëse dhe atyre assadiste e ruse, në dy ditë e fundit raportohet të jenë vrarë më shumë se 150 pjesëtarë të popullatës civile. Forcat qeveritare dhe ato aleate ruse kanë goditur popullatën civile nëpër lagjet e Halepit. Ato nuk kanë kursyer as spitalet në pjesë perëndimore të qytetit, ku nuk kanë të ndalur luftimet fyt për fyt mes bllokut kryengritës dhe forcave assadiste e mercenare ruse. Aktivistët e të drejtave të njeriut kanë zbuluar se ushtria e regjimit kriminal të Assadit ka goditur popullatën civile edhe me bomba “napalm’ që janë të ndaluara me marrëveshje ndërkombëtare. Këta aktivistë kanë sqaruar se tash për tash është vështirë të dihet numri i të vrarëve meqë ka shumë njerëz kanë mbetur nën rrënoja të godinave të bombarduara e të shkatërruara.

Kontrolloni gjithashtu

Vlora Çitaku: Kosova e ka humbur trenin për liberalizim në vitin 2016, atëherë kur ishte në pako me Ukrainën e Gjeorgjinë

Vlora Çitaku: Qëllimi i qeverisë është të shkatërrojë institucionet, jo t’i fuqizojë ato

Anëtarja e kryesisë së PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar me kritika të ashpra ndaj deklaratave …