Andin Hoti: 1588 persona ende të zhdukur nga lufta – Serbia po bllokon gërmimet, BE-ja s’e ndëshkon

Kryetari i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Andin Hoti, ka deklaruar se aktualisht rezultojnë 1588 persona ende të zhdukur si pasojë e luftës në Kosovë. Ai theksoi se kërkesat për të rifilluar gërmimet në lokacionin e njohur si Batajnica po hasin në refuzim të vazhdueshëm nga pala serbe. Ka 22 vjet që nuk është bërë asnjë gërmim në Batajnicë, Petrovo Selo dhe Peruqac, lokacione të trajtuara vetëm në fillim të viteve 2000, tha Hoti. Ai shtoi se Serbia nuk dha asnjë arsyetim të qartë pse pengoi kthimin në këto lokacione, ndonëse ishin në agjendë si prioritet vitin e kaluar. Hoti shprehu shpresë se emisari i ri i BE-së për dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sorensen, do t’i japë më shumë rëndësi çështjes së personave të zhdukur. “Vetë fakti që në vizitën e tij të parë në Kosovë u takua edhe me mua, tregon se kjo çështje është në fokusin e tij. Për dallim nga emisari paraprak, z. Lajçak, i cili nuk ka treguar interes të ngjashëm”, u shpreh ai. Sipas Hotit, mungesa e reagimit nga Bashkimi Evropian për mospjesëmarrjen e Serbisë në takimet zyrtare, si ai i 15 janarit apo ndërprerja e bashkëpunimit më 31 janar, ka inkurajuar më tej sjelljen bllokuese të Beogradit.

Kontrolloni gjithashtu

Limaj

Fatmir Limaj: Nuk i frikësohemi zgjedhjeve, institucionet duhet të formohen përmes marrëveshjeve politike

Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka deklaruar se vendi ka nevojë urgjente për formimin …