U mbajt takimi i parë i grupit punues për hartimin e strategjisë së zhvillimit ekonomik lokal

Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit në komunën e Malishevës, përkatësisht Drejtoresha, Qendresa Bytyçi, organizoi takimin e parë informues me grupin punues për hartimin e Strategjisë së Zhvillimit Ekonomik Lokal.

Ky takim kishte për qëllim prezantimin e fazës fillestare të procesit strategjik dhe përcaktimin e rolit të secilit anëtar të grupit në hartimin e dokumentit. STRATEGJIA E ZHVILLIMIT EKONOMIK LOKAL.

Gjatë takimit u diskutuan drejtimet kryesore të zhvillimit ekonomik, potencialet lokale, sfidat ekzistuese dhe idetë për projekte konkrete që mund të përfshihen në strategji.

Grupi punues u angazhua për një proces bashkëpunues dhe gjithëpërfshirës, duke theksuar rëndësinë e përfshirjes së të gjitha palëve relevante.

Ky ishte hapi i parë drejt ndërtimit të një strategjie të qëndrueshme që synon zhvillimin afatgjatë ekonomik të komunës së Malishevës.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Ramosaj me bashkëpuntorë takojnë banorët e regjionit të Vokshit

Kryetari i Komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj së bashku më nënkryetarin, z. Sami Cacaj …