Zyrtari i AAK-së Anton Berisha ka reaguar kundër deklaratave të kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa i cili tha se “duhet të dëgjojmë Amerikën, e cila Kosovën e shpëtoi nga zhbërja”.Berisha ka pyetur nëse Mustafa po flet në emër të Amerikës apo të qytetarëve të saj, duke shtuar se kërkesa e kësaj të fundit nuk është zhbërja e Kosovës. Ai ka thënë se është vet kryeministri Mustafa i cili po kontribuon në zhbërjen e Kosovës. Berisha ndër të tjerash deklaratat e kryeministrit Mustafa i ka quajtur demagogji të shkollës lindore. “Tash, ky a po flete ne emër te Amerikës si president i saj apo ne emër te qytetareve te vet? Sa për zhbërjen e Kosovës, ky eshte duke e bere përditë dhe pa fije turpi thirret se zhbërja është kërkesë e Amerikës. (demagogji e shkollës lindore ne shërbim te se cilës është)”, ka shkruar Berisha.
Kontrolloni gjithashtu
Egzon Pacolli; Tre familjarë tjerë të pushtetarëve përfituan qindra mijëra euro si grante nga Ministria e Bujqësisë
Sekretari i përgjithshëm i Forumit të Rinisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Egzon Pacolli ka …