Komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari, pret në takim Nënkolonelin Matthew Parrino të Gardës Kombëtare të Ajovës

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur sot në një takim zyrtar Nënkolonelin Matthew Parrino, Komandant i Batalionit 1-133 të Gardës Kombëtare të Ajovës, i cili po zhvillon një vizitë bilaterale në kuadër të bashkëpunimit të vazhdueshëm me FSK-në. Gjeneral Jashari i uroi mirëseardhje Nënkolonelit Parrino dhe ekipit të tij, të cilët do të ndjekin nga afër përgatitjet e Kompanisë A të Regjimentit të Parë të Këmbësorisë së FSK-së për pjesëmarrje në qendrën trajnuese JRTC (Joint Readiness Training Center) në SHBA. Gjatë këtij angazhimi, ekipet e Gardës së Ajovës dhe FSK-së do të realizojnë procesin e validimit të togut pas përmbushjes së detyrave operacionale. Në fokus të diskutimeve ishte edhe thellimi i bashkëpunimit në nivelet taktike dhe operacionale ndërmjet FSK-së dhe Gardës Kombëtare të Ajovës. Komandanti Jashari theksoi rëndësinë që validimi i njësive të bëhet në përputhje me standardet më të larta të Ushtrisë Amerikane dhe kërkoi përkushtim të shtuar në këtë drejtim.

Kontrolloni gjithashtu

Lutfi Haziri

Lutfi Haziri: Ngërçi në Kuvend është bërë një situatë e neveritshme

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka reaguar ashpër ndaj bllokadës institucionale në …