Deputeti i Nismës për Kosovën, Zafir Berisha, në një postim të tij ka deklaruar se kampet që hapen për festivalin Dokufest po shfrytëzohen, për drogë, prostitucion dhe përdorim të alkoolit nga adoleshentët. “DokuFest është bë arenë e bandave për ta përfituar terrenin për shitjen e drogave. DokuFest2016 ishte kulminacioni i asaj që nuk kemi pritë dhe nuk duhet të ndodhë me një ngjarje të rëndësishëm kulturor e artistikë, misioni i tij tash më i devijuar skajshmërisht nga një festivale i mirëpritur nga qytetarët e Prizrenit dhe Kosovës në fillim, në një festival i urryer me të drejtë për shkak se ky festival po përdoret për degjenerim të rinisë tonë të pastër. DokuFesti sipas raporteve publike të policisë po shfrytëzohet për dilerët e drogës me mjeshtri dhe jo rastësisht gjatë kohës sa mbahet DokuFesti në Prizren dynden të gjithë përdoruesit e drogës nga i gjithë vendi dhe me gjerë, ku bashkë me ta edhe të gjithë dilerët e drogës nga Kosova dhe jashtë saj.Mes tjerash DokuFesti po bën përpjekje që luftën UÇK -së dhe popullit shqiptar ta barazojë me luftën fashiste dhe gjenocidale të regjimit serb të Milosheviqit dhe pasuesve të tij.
Kontrolloni gjithashtu
Fahrije Hoti; Ministri, Faton Peci, duhet t’ iu kërkojë falje publike të gjitha grave të Krushës, për njollosje të emrit dhe shpifje
Drejtoresha e Kooperativës Bujqësore “Krusha”, Fahrije Hoti, ka thënë se ministri i Bujqësisë, Faton Peci …