Ish-deputeti Gani Geci ka bërë publik një komunikim të telefonit që ka pasur me deputetin e VV-së, Glauk Konjufca, ku tregohet se ai kishte kërkuar votën e vajzës së tij, Marigona Geci, për Qeverinë Kurti. Geci ka ndarë gjithashtu mesazhin që i kishte dërguar Konjufcës, ku kërkonte që Albin Kurti të fshinte një postim dhe të kërkonte falje për deklaratën e tij lidhur me Abedin Rexhën-Sandokanin. Telefonata e zhvilluar mes dy politikanëve ka zgjatur 13 minuta dhe u zhvillua një ditë para seancës konstituive. Geci theksoi se refuzoi çdo lloj marrëveshjeje për votën dhe kërkoi që Albin Kurti të përgjigjej për një letër nga familja Geci.
