Ministri i Jashtëm dhe dy ministra të Qeverisë së Serbisë kanë deklaruar publikisht se ish-kryetari i vdekur në burgun e Sheveningenit, Slobodan Milosheviq, nuk ka qenë kriminel, por hero dhe se ai ka luftuar për interesat e Serbisë. Duke komentuar vendimin e paradokohshëm të Tribunalit të Hagës, sipas të cilit Slobodan Milosheviqi ishte liruar nga akuzat për pjesëmarrje në krim lufte në Bosnjë dhe Hercegovinë, ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se në fund, do të vërtetohet se Milosheviqi “nuk ka qenë kriminel lufte, por luftëtar për interesa të serbëve”. Daçiqi, pionieri dhe zëdhënësi i dikurshëm i kryekriminelit Milosheviq tani është kryetar i Partisë Socialiste të Serbisë, parti gjinjë në koalicion qeveritar me radikalët dhe forcat çetnike të Serbisë.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …