Profesori i Gjeografisë në Universitetin e Prishtinës, Florim Isufi, ka thënë se kufiri me Malin e Zi ka devijime të theksuara dhe se ky devijim më së shumti shfaqet në pjesën perëndimore dhe veriore të Komunës së Pejës, në zonën burimore të Lumëbardhit të Pejës dhe në pjesën e Zhlepit. Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Isufi u ka bërë thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës të mos e ratifikojnë demarkacionin me Malin e Zi pa e shikuar mirë të gjithë dokumentacionin, sidomos hartën e zonave të kadastrave të vitit 1974, e cila, sipas tij, dëshmon humbjen e territorit të Kosovës. Ai ka thënë se ekspertët e kanë kryer një obligim moral ndaj Kosovës dhe tërësisë territoriale, kurse tash u mbetet deputetëve të marrin mbi supe vendimin për ratifikimin apo jo të demarkacionit me Malin e Zi.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …