Ish-diplomati amerikan, ekspert për Ballkanin, Xhejms Huper thekson se fakti që nën-kryetari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ta vizitojë Serbinë dhe Kosovën pa ndonjë atmosferë krize, pa pritje se ai duhet të vijë për të ndalur një luftë, tregon se sa shumë ka ecur para Ballkani. Mbi të gjitha, liderët e Kosovës kanë nevojë që t’ia shprehin z. Biden, i cili do të jetë në detyrë deri më 20 janar, se ata janë në gjendje të angazhohen me Amerikën në baza strategjike. Kjo nënkupton: përqëndrimi i vëmendjes në çështje që janë shqetësime amerikane, veçanërisht çështje që kanë të bëjnë me sigurinë e rajonit: e ardhmja e marrëdhënieve me Serbinë dhe si të ecët përpara; kërcënimi që mungesa e stabilitetit në Maqedoni të përhapet si infeksion dhe si të prandalohen ekstremistët nga nxitja e telasheve atje; përhapja e simpatisë për ekstremistët islamikë në Kosovë dhe rajon, dhe si të zbutet ky ekstremizëm; dhe planet se si të zbutet korrupsioni në Kosovë pavarësisht se çfarë çmimi i dhimbshëm të ketë”, shkruan me tjerash Hooper, për Radion-Evropa e Lirë.
Kontrolloni gjithashtu
Limaj: Vlerat më sublime të lirisë së vendit po përbuzen, duhen sa më shumë ish-luftëtarë në Parlament
Nisma Socialdemokratike ka paraqitur sot programit dhe kandidatët e saj për deputetë, për zgjedhjet e …