Në Miliuoki, një qytet me 40% të popullsisë zezake situata vazhdon të jetë shumë e tensionuar

Në Miliuoki, një qytet me 40% të popullsisë zezake situata vazhdon të jetë shumë e tensionuar

Të shtëna armësh janë dëgjuar gjatë protestave të radhës në qytetin amerikan Miluoki, ndërsa demonstruesit dolën në rrugë për natën e dytë rresht. Trazirat nisën të shtunën, pasi 23-vjeçari me ngjyrë Sylville Smith u vra nga policia pas një ndjekjeje. Autoritetet amerikane thanë se viktima ishte i armatosur dhe se nuk e hodhi armën edhe kur policët e paralajmëruan se do të hapnin zjarr. Dhuna policore ndaj komunitetit me ngjyrë në SHBA ka shkaktuar shumë protesta gjatë dy viteve të fundit dhe tashmë çdo rast i tillë nxit demonstrata, pavarësisht situatës.  Në Miluoki, me qindra njerëz u përballën me policinë, ndërsa kjo e fundit po përpiqej të shpërndante turmën. Mediat lokale raportuan edhe për të shtëna, megjithëse nuk ka lajme për të plagosur apo të vrarë. Sidoqoftë, situata vazhdon të jetë shumë e tensionuar në një qytet ku 40% e popullisë është me ngjyrë.  Guvernatori i Uiskonsinit, Skot Uoker tha se ka vënë në gatishmëri gardën kombëtare, nëse forcat policore do të kenë nevojë për ndihmë për të ruajtur rendin në Miluoki. Protestat e shumta në SHBA kundër policisë, por edhe sulmet ndaj agjentëve, si në Dallas ku u vranë 5 prej tyre, kanë tensionuar tej mase raportet mes policisë dhe komuniteve pakicë, sidomos zezakëve.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …