Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha ka thënë se Policia ka bërë përgatitje për sigurimin e zëvendës-kryetarit amerikan Joe Biden gjatë vizitës dy ditore në vendin tonë. Ai ka sqaruar se policia i ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për garantimin e sigurisë publike. “Policia e Kosovës në bashkëpunim me institucionet tjera relevante, si dhe në koordinim të aktiviteteve bashkëvepruese me strukturat e sigurisë së SHBA-së, që janë përgjegjëse për sigurinë e personalitetit, kanë ndërmarrë masa për ngritjen e nivelit të sigurisë gjatë realizimit të vizitës së nënkryetarit amerikan Joe Bidenit në Republikën e Kosovës, ka thënë Hoxha për mediet e vendit.
Kontrolloni gjithashtu
Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan
Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …