Zëdhënësja e Misionit të BE-së për sundimin e ligjit në Kosovë, i ka deklaruar Radios Evropa e Lirë se vetëm në rrethana të jashtëzakonshme dhe në marrëveshje me kryeprokurorin e Kosovës, EULEX-i mund të marrë përsipër raste të reja të aferave korruptive, ose të krimeve të tjera. Zëdhënësja, Dragana Nikoliq deklaron se me rastin e përmbajtjes së bisedave të përgjuara në Ministrinë e Transportit, të incizuara në vitin 2011, një prokuror ndërkombëtar do të përcaktojë nëse ekziston dyshimi i bazuar për inicimin e hetimit në lidhje me pretendimet e përfshira në përgjime. Zonja Nikoliq nuk ka shpjeguar se si rodhën përgjimet një portal në gjuhën shqipe dhe kush i zbuloi ato. Është vështirë të besohet se serbja e EULEX-it të mos ketë lidhje me Beogradin zyrtar dhe bashkëpunëtorët e Serbisë në Kosovë. “Në lidhje me informatat që do të marrë prokurori ndërkombëtar, Kryeprokurori i Shtetit do të vendosë për hapat që do të ndërmarrë më tutje”, tha Nikoliq për Radion Evropa e Lirë.
Kontrolloni gjithashtu
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të luftës
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të …