Në organizim të Departamentit për Bashkëpunim Civilo-Ushtarak dhe Departamentit të Mjekësisë të MFSK-së dhe në realizim të Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut të Kosovës e të Kompanisë së Mjekësisë të FSK-së, sot në ambientet e Ministrisë për Forcën e Sigurisë të Kosovës ka filluar aksioni humanitar-vullnetar për dhurimin e gjakut, me moton “Një pikë gjak për shpëtimin e një jete”. Në ditën e parë të aksionit vullnetar për dhurim të gjakut, interesimi i pjesëtarëve të MFSK/FSK-së, ishte i madh, edhe përkundër që ky aksion po mbahet në kohën e pushimeve verore. Aksioni humanitar i dhurimit të gjakut është bërë tanimë tradicional dhe organizohet për çdo vit (dy herë) nga Ministria për Forcën e Sigurisë të Kosovës dhe Forca e Sigurisë së Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …