Organet e rendit kanë ndërmarr masa të jashtëzakonshme për krijimin e një sigurie sa më të madhe për nënpresidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden. Forca të shtuara të policisë po vërehen rreth e qark hotelit “Swiss Diamond”, ku do të qëndrojë nënpresidenti amerikan, Joe Biden. Në kuadër të masave për rritjen e sigurisë, forcat e rendit kanë ndaluar qarkullimin e automjeteve nëpër rrugët afër këtij hoteli si dhe kanë kërkuar nga banorët e zonës përreth që t’i rrallojnë lëvizjet dhe të mbajnë mbyllur dritaret e banesave të tyre. Krahas forcave tona të rendit vërehen edhe pjesëtar të sigurimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …