Bisedimet në Bruksel në mes të delegacionit tonë dhe atij të Serbisë për çështjen e kodit telefonik të Kosovës kanë përfunduar pa sukses. Në komunikatën e lëshuar për medie nga zyra e ministres për Dialogun në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri, thuhet se përkundër angazhimeve të delegacionit të Qeverisë së Kosovës dhe Bashkimit Evropian që çështja e telekomit të përmbyllet në këtë raund bisedime, kjo nuk është arritur. Më tutje në komunikatë thuhet se delegacioni i Kosovës ka mbrojtur qëndrimin që marrëveshja për telekomin duhet të bazohet në ligjet dhe kornizën rregullore të telekomunikacionit të Kosovës prandaj edhe zgjidhjet teknike zbatuese duhet të jenë plotësisht me ligjet e Republikës së Kosovës. Delegacioni i Serbisë është munduar që në disa çështje procesi i zbatimi të dalë jashtë ligjeve të Kosovës. Në këtë takim, pala serbe ishte jo serioze dhe kohë-pas-kohe konfuze dhe e pa pakoordinuar.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …