Gjykata Themelore në Prishtinë sot do të vendosë për lirimin apo vazhdimin e paraburgimit për ish-komandantin e ShP të UÇK-së, Azem Syla, ka bërë të ditur avokati, Tomë Gashi. “Pas caktimit të paraburgimit ndaj z. Azem Syla, më 29 prill 2016 dhe pas kalimit të afatit prej katër muajsh Gjykata do të mbajë seancë të veçantë për të vendosur për kërkesën e prokurorit të EULEX-it për vazhdimin e paraburgimit ndaj z. Azem Syla dhe të tjerëve edhe për tre muaj të ardhshëm. Seanca do të mbahet nesër, më 17 gusht 2016, duke filluar në orën 9:30 në Pallatin e Drejtësisë – Gjykata Themelore në Prishtinë”, ka shkuar avokati Gashi. “Mbrojtja e z. Azem Sylës beson se këtë herë nuk do t’i vazhdohet paraburgimi Azem Sylës, sepse nuk ka asnjë arsye ligjore. Vazhdimi i paraburgimit mund të konsiderohet vetëm si dënim ndaj tij dhe jo si masë ligjore, pasi prokurori deklaron se i ka të gjitha provat me shkrim në këtë çështje.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …