Ka arritur për një vizitë zyrtare në vendin tonë, nënkryetari i Amerikës, Joe Biden. Vizita e tij, nga zyrtarë të lartë shtetërorë vlerësohet historike dhe nënkupton shtyrjen përpara të proceseve politike, të cilat kanë ngecur. Zyrtarë të lartë shtetërorë vlerësojnë se vizita e nënkryetarit amerikan, Joe Biden, në Prishtinë sinjal i ri për mbështetjen e vazhdueshme amerikane ndaj pavarësisë se Kosovës. Bajden në Prishtinë do të zhvillojë takime me kryetarin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministrin Isa Mustafa, por nuk do të takojë asnjë udhëheqës tjetër politik dhe asnjë nga radhët e opozitës.
Kontrolloni gjithashtu
Erin Elizabeth McKee: Marrëdhëniet e Amerikës me Kosovën nuk janë lëkundur gjatë ndërrimit të administratave
Marrëdhëniet e Amerikës me Kosovën nuk janë lëkundur gjatë administratave të ndryshme, thotë Erin Elizabeth …