Pas vizitës në Beograd të nënkryetarit amerikan, Xho Bajden, kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se temat kryesore të bisedimeve me z. Biden kanë qenë marrëdhëniet bilaterale, dialogu Beograd-Prishtinë, marrëdhëniet rajonale dhe rruga evropiane e Serbisë. E njoftova z. Biden se brenda një muaji ne do ta mirëpresim këtu kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, se do të mirëpresim edhe disa nga përfaqësuesit e shqiptarëve “të Kosovës dhe Metohisë”, se do të mirëpresim shumë njerëz në forumet e biznesit, në takime, Sepse duam që të zhvillojmë vendin tonë, të sigurojmë rritje të ekonomisë sonë, natyrisht duke ruajtur interesat tona kombëtare e shtetërore”, tha Vuçiq. Analistë në Beograd, në mesin e të cilëve Dushan Janjiq nga Forumi për marrëdhënie etnike, mendojnë se përveç Edi Ramës, me rastin e fillimit të punimeve në autostradën Nish-Tiranë, në Beograd mund të vijnë edhe kryeministri i Kosovës Isa Mustafa dhe kryetari, Hashim Thaçi. Vuçiq pretendon që me bekimin e Amerikës ta kthejë Serbinë në Kosovë e Metohi, sikur shprehet ai, duke nënkuptuar se Kosova është provincë e Serbisë.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …