Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, vizitën zëvendëspresidentit amerikan, Joe Biden, në Kosovë, e ka cilësuar të rëndësishme. Për takimin e Bidenit me liderët e vendit, ai ka thënë se pushtetarët nuk duhet shfrytëzuar vetëm një foto me Bidenin dhe të mendojnë se do të amnistohen nga krimi. Deputeti, Rexhep Selimi ka theksuar se demarkacioni është çështje e brendshme e Kosovës dhe SHBA-ja do të vazhdojë ta përkrahë Kosovën në çdo vendim të saj. “Dua ta citoj edhe ambasadorin amerikan i cili po ashtu është në sinkroni me SHBA-të, që SHBA-të do të vazhdojnë ta mbështesin popullin e Kosovës pavarësisht se si do të votohej kjo dhe kështu do duhej të ishte. Pavarësisht se çështja e demarkacionit është çështje mes Kosovës dhe Malit të Zi, e cila do duhej të zgjidhej ndryshe nga si mendon Qeveria e Kosovës”, ka thënë Selimi.
Kontrolloni gjithashtu
Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka akuzuar Qeverinë Kurti për shpërdorim të parasë publike dhe mashtrim në prag të zgjedhjeve
Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka akuzuar Qeverinë Kurti për shpërdorim të parasë publike dhe …