Në mbyllje të vizitës dy ditore në Kosovë, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli e ka shoqëruar deri në aeroplan, zëvendës-presidentin Amerikan Joe Biden dhe familjen e tij. Në njoftimin e lëshuar për këtë rast thuhet se pas shoqërimit dhe bisedave miqësore në Aeroport, kryeparlamentari Veseli e ka falënderuar zëvendës-presidentin Amerikan për mesazhet mbështetëse për Republikën e Kosovës. Pata nderin ta përcjell dhe falënderoj për vizitën, z. Biden. Mirupafshim mik i madh i Kosovës, ka shkruar Veseli pak minuta pas përcjelljes së nënkryetarit amerikan, Biden.
Kontrolloni gjithashtu
BE-ja dhe Holanda kërkojnë përkushtim të Kosovës në dialog dhe sundim të ligjit
Shefi i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, ka theksuar se Kosova duhet të angazhohet …