Duke komentuar deklaratat e nënpresidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xho Baiden, njohës të rrethanave në vendin tonë kanë thënë se Biden-i i ka adresuar Qeverisë së vendit kritikën më të rëndë që dikush ia ka bërë ndonjëherë: “Mund të ecni përpara vetëm nëse e luftoni pandëshkueshmërinë, krimin dhe korrupsionin”. Ata kanë shtuar më tutje se Luftimi i korrupsionit dhe ndërprerja e zvarritjes së çështjeve, të cilat janë me rëndësi nacionale për Kosovën, janë mesazhet kryesore ta cilat klasa politike e Kosovës duhet t’i marrë nga vizita e zëvendëspresidentit amerikan Joe Biden. Ai kërkoi që klasën politike të Kosovës ta bëjë më të vetëdijshme për obligimet që ka marr përball qytetarëve të saj dhe të Kosova të mos shpenzoj kohë kot, kanë thënë njohës të rrethanave në të cilat ndodhet Kosova.
Kontrolloni gjithashtu
Daniel Server: Përmirësimi i dialogut Kosovë-Serbi, kërkon qasje fqinjësore nga Serbia
Profesori dhe analisti i njohur amerikan, Daniel Serwer, ka deklaruar se përparimi në dialogun Kosovë-Serbi …