Kundërshtarët e nënshkrimit të Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi kanë theksuar se nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës kërkoi që të përfundoj Demarkacioni por jo në këtë formë sikur po këmbëngul Qeveria. Haxhi Shala nga Nisma për Kosovën ka theksuar se Demarkacioni duhet të kryhet, por Biden nuk tha se e ka fjalën për këtë formë. Z. Shala ka shtuar më tutje se mesazhet e Bidenit duhet t’i marrin parasysh qeveritarët, sidomos ato për luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar. Edhe njohësi i çështjes së kufinjëve ndërshtetëror, eksperti Shpejtim Bulliqi ka deklaruar se caktimi i kufirit në këtë mënyrë është bërë nga vet komisioni i Kosovës e jo se kjo është kërkuar nga të tjerët, sikur ka pasur zëra të caktuar. Me vizitën e Bidenit po del “ne ia kemi prerë vetes teshat, e jo Amerika”, ka theksuar eksperti, Shpejtim Bulliqi.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …