Vulin

Serbët në Kosovë kanë nënshtetësi të Serbisë dhe nuk u duhet shtetësia e Kosovës as e Rusisë


Ministri serb, Aleksandar Vulin ka deklaruar se serbët në Kosovë kanë shtetësi serbe e jo ruse, amerikane ose kosovare. Ai thotë se qëndrimi i Bratislav Jugoviqit  se pasuritë e serbëve në Kosovë mund të shpëtohen nëse ata  bëhen shtetas të Rusisë, është qëndrim individual dhe jo i Partisë Socialiste. Edhe më herët është folur se për këtë nga disa organizata të tjera politike, por serbët në Kosovë duhet të kenë një shtetësi. Shtetësia serbe është e vetmja shtetësi që e përkrahim dhe për të cilën serbët nga Kosova me etje dhe me këmbëngulje po luftojnë”, ka thënë Vulin.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, kërkon që të gjithë të korruptuarit pa dallim të futen në burg

Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka publikuar një video ku shfaqet votimi i deputetëve të …