Ankaraja zyrtare i kërkoi Gjermanisë të sqarojë etiketimin ndaj Turqisë, të cilën e etiketon se është një platformë qendrore për grupimet islamike. Kjo kërkesë për sqarim u bë pasi shtypi gjerman publikoi një dokument të besueshëm të qeverisë. “Akuzat janë një dëshmi tjetër e qëndrimit të njëanshëm, që ka për qëllim të demonizoj vendin tonë, duke synuar presidentin dhe qeverinë, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme turke, e cila i kërkoi Gjermanisë të japë sqarime lidhur me komentet. Dokumenti zyrtar, i publikuar nga televizioni shtetëror ARD, thotë se,”Islamizimi i politikës së brendshme dhe të jashtme të Turqisë e ka bërë vendin një qendër për grupet islame”.
Kontrolloni gjithashtu
Forumi Ndërkombëtar i Sigurisë në Halifax të Kanadës, synon forcimin e bashkëpunimit strategjik midis vendeve demokratike
Forumi Ndërkombëtar i Sigurisë në Halifax të Kanadës, synon forcimin e bashkëpunimit strategjik midis vendeve …