leoni

Myslim Pashaj

Pashaj: Kufiri Kosovë-Mali i Zi humbje për kombin shqiptar

Njohësi i kufijve ndërshtetëror, koloneli i shquar i Shqipërisë, Myslim Pashaj ka tërhequr vërejtjen se caktimi i kufirit në mes të Kosovës dhe Malit të Zi sipas Demarkacionit është humbje për kombin shqiptar. Ai i ka deklaruar gazetës “Shekulli” se është kundër miratimit të marrëveshjes së Demarkacionit, për ndarjen e kufirit tokësor ndërmjet Malit të Zi dhe Kosovës dhe ka kërkuar që të dihen arsyet se pse qeveria e Prishtinës ka vepruar në mënyrë të atillë që favorizon palën malazeze. Demarkacioni i kufirit të Kosovës me Malin e Zi nuk është vetëm një çështje e shtetit të ri të Kosovës, por e gjithë kombit tonë, është pjesë e tragjedisë sonë kombëtare. Aty mund të shohësh gjeohistorinë tonë se si ka mbërritur në këtë regjim të panatyrshëm, aty sheh se rrjedha e sotme e gjeopolitikës me gjithë ndryshimet në Ballkan, vijon ta rëndojë këtë mbetje të fundit, të lërë pjesë të gjymtyrës së saj për ta ulur hakërrimën apo tensionin dhe Kosova të mos jetë e barabartë si shtet në krah të Malit të Zi, por ajo të shënjojë një vijë të cilën e ka shformuar ish-Jugosllavia kur Kosova ishte Krahinë Autonome. Koloneli i shquar, Myslim Pashaj ka shtuar më tutje se kryeministri Isa Mustafa e di shumë mirë se ku është kufiri por ai ka zgjedhur të flas me gjuhën e diktatit dhe të deklaroj zëshëm se Kosova nuk humb asnjë milimetër me këtë marrëveshje. E vërteta është se ende pa u miratuar kjo marrëveshje, Mali i Zi e ka pushtuar tanimë atë territor të Kosovës dhe policia e këtij vendi nuk lejoi banorët e Kosovës të shkojnë në livadhet, stanet dhe tokat e tyre!

Të përkujtojmë se eksperti Myslim Pasha, është Koloneli i Detit, që kontribuoi në rrëzimin e marrëveshjes së Delimitimit të Kufijve detarë midis Shqipërisë dhe Greqisë. Ai është profesor i “Remote Sensing” në Universitetin Polititeknik të Tiranës. Ai denoncoi me forcë paktin detar të qeverisë së atëhershme të drejtuar nga PD-ja me kryeministër Sali Berishën, që u rrëzua nga ana e Gjykatës Kushtetuese.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …