Njohës të fushës së turizmit kanë thënë se këtë vit ka pasur një rritje të theksuar të turizmit në Shqipëri. Duke folur për këtë rritje, ministrja e Ekonomisë dhe Turizmit, Milva Ekonomi ka thënë se nga të dhënat e siguruara nga pika doganore Hani i Hotit mësohet se ky sezon turistik shënon 38% më shumë vizitorë shtetas të huaj se në 2015. Kjo rritje e vizitorëve të huaj është parë jo vetëm në vijën tonë bregdetare ku janë dhe plazhet më të reklamuara si, ai i Sarandës, Dhërmiut, Vlorës, Durrësit apo Shëngjinit e Velipojes, por edhe në zonat malore pati më shumë lëvizje vizitorësh të huaj. Kjo konfirmohet edhe nga operatorët turistike që zhvillojnë biznesin e tyre në këtë fushë, ka bërë të ditur, ministrja e Ekonomisë dhe Turizmit, Milva Ekonomi.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …