leoni

Vizita në Kosovë e nënpresidentit të SHBA-ve Joe Biden është pasqyruar edhe në mediet e Britanisë së Madhe

Mediet e Britanisë së Madhe i kanë kushtuar vëmendje vizitës që realizoi në vendin tonë nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden. Ato njoftojnë se nënpresidenti Baiden ju ka premuar autoriteteve të Kosovës një ndihmë pre 1 miliard e 700 milion funte nëse ata “luajnë bukur”. Mediet britaneze njoftojnë gjithashtu se nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden gjatë vizitës në Prishtinë ka thënë se Kosova dhe politikanët shqiptarë kanë për obligim dhe përgjegjësi të përmbahet detyrimeve të përcaktuara në Bruksel. Autoritetet e Kosovës duhet të bëjnë më shumë për të ndihmuar në sigurimin e statusit në rritje të komunitetit serb në Kosovë, në qoftë se ata shpresojnë të hyjnë në Bashkimin Evropian, njofton portali britanik Express.co.uk.

 

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …