Vetëvendosja

Me 1 shtator Qeveria do të përballet me protesën më të fuqishme popullore kundër Demarkacionit

Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar Qeverinë se më 1 shtator ajo do të përballet me protestën më të fuqishme popullore kundër Marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi nga e cila Kosova humbë rreth 8 mijë hektar tokë. Duke folur për arsyen e organizimit të kësaj proteste, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, gjatë konferencës për medie theksoi se Qeveria nënshkroi marrëveshje për demarkacionin edhe përkundër rezolutës së kërkuar në Kuvend nga opozita. Edhe pse kundër kësaj marrëveshje janë nënshkruar mbi 200 mijë nënshkrime, janë mbajtur protesta dhe forma të tjera të kundërshtimeve, ky regjim i korruptuar po paraqitet i vendosur në ratifikimin e kësaj marrëveshje. Andaj ky do të përballet me vendosmërinë edhe më të madhe të qytetarëve andaj sot po shpallet organizimi i protestës gjithë popullore më 1 shtator, theksoi kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …