leoni

Muharrem Nitaj: Partnerët qeveritarë po angazhohen për arritjen e konsensusi sa i përket dialogut me Serbinë

AAK-ja nuk do të marr pjesë në protestë ndërsa Nisma do të marr vendim pas mbledhjes së kryesisë

Anëtari i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Muharrem Nitaj ka thënë se subjekti politik që ai i takon nuk do të jetë pjesë e protestës së thirrur nga Lëvizja Vetëvendosje. Vetëvendosja është organizatë autonome politike, dhe është krejt normale që kjo lëvizje të thërras protesta, kur ajo e vlerëson se është e nevojshme. Ajo që mund të them unë është se ne nuk do te jemi pjesë e kësaj proteste. Por në asnjë moment nuk t’i pengojmë të tjerët që të behën pjesë e tyre, ka thënë anëtari i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Muharrem Nitaj. Nga ana tjetër, anëtari i Kryesisë së Nisma për Kosovën, Bilall Sherifi, ka thënë se subjekti politik që i takon ende nuk ka marr qëndrim për protestën e 1 shtatorit. Për protestën e thirrur nga Vetëvendosja i mbetet kryesisë së Nismës të marr vendim.  Pastaj do të bisedojmë edhe me partnerin e koalicionit – AAK-në. Dhe, pastaj do ta informojmë publikun për vendimin që do ta marrim, deklaroi anëtari i Kryesisë së Nisma për Kosovën, Bilall Sherifi.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …