Autoritetet në Kosovë thonë se hapat drejt krijimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe do t’i ndërmarrin kur Beogradi zyrtar të ketë zhbërë strukturat paralele në veriun e Kosovës. Zyrtarë të Qeverisë së Kosovës kanë thënë për Radion Evropa e Lirë se është e pakuptimtë të themelohet Asociacioni, derisa ka qeverisje lokale paralele në disa pjesë të Kosovës, të cilat mbështeten nga qeveria në Beograd. Zëvendësministri i Punëve të Jashtme në Qeverinë e Kosovës, Valon Murtezaj thotë për Radion Evropa e Lirë se nuk ka filluar ende hartimi i statutit të Asociacioni të komunave me shumicë serbe. Sipas tij, fillimi i themelimit të asociacionit varet nga dinamika e shpërbërjes së strukturave paralele serbe të ngritura nga Beogradi. “Qeveria e Kosovës është e vendosur të zbatojë marrëveshjet për të cilat është dakorduar në Bruksel. Një prej tyre është edhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe. Kosova mund të them se e ka kryer punën e saj, por problemet kanë qenë në anën e Qeverisë së Serbisë.”
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …