Komuna përkrahë bujqit malishevas me shtalla e motokultivator

Komuna e Malishevës, në bashkëfinancim ka filluar ndërtimin e dhjetë shtallave për fermerë, projekt i cili do të vazhdohet edhe me furnizimin me lopë qumështore. Ky projekt pritet të kushtoj afro 200 mijë euro.

Po ashtu me bashkëfinancim, sot ka filluar edhe ndarja e motokultivatorëve për pesëdhjetë bujq të Komunës së Malishevës, ku vlera e këtij projekti është 17 mijë euro.

“Në kuadër të programit komunal për zhvillimin e bujqësisë, ne po mundohemi t’i përkrahim bujqit në punimin e tokës dhe rritjen e kapaciteteve të shtallave, pasi bujqësia është dega më e fuqishme e zhvillimit ekonomik në kushtet tona”, tha nënkryetari i Komunës së Malishevës, Rexhep Mazreku. “Përmes këtyre investimeve, përveç furnizimin e tregut me produkte vendore, ne synojmë edhe krijimin e vendeve të reja të punës”, tha Mazreku.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …