Në pikë-kalimet kufitare të Kosovës me Serbinë, në Merdarë dhe në vendin e quajtur Mutivodë, ka fluks të madh të automjeteve, ku pritjet në dalje zgjasin 4 deri në 5 orë. Si pasojë e pritjeve të gjata, janë shkaktuar kolona deri në dy kilometra. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, në një përgjigje elektronike për KosovaPress, ka thënë se në vazhdimësi kanë kërkuar nga pala serbe, që të gjenden modalitetet për procedura më të shpejta të kalimit kufitar, që të mundësohet një qarkullim sa më i rrjedhshëm, pa pritje dhe pa kolona edhe nga ana tyre. Sipas tij, në hyrje nuk ka kolona, nëpër këto pikë kalime kufitare, ku si në Merdarë ashtu edhe në Mutivodë, pritjet në hyrje janë 5 deri në 10 minuta. Policia e Kosovës varësisht prej nevojave dhe rritjes së fluksit, ndërmerr edhe masa konkrete për rritjen e kapaciteteve me personel si dhe aplikim të procedurave të përshpejtuara të kalimit”, thotë Hoxha.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …