Ukë Rugova

Më 24, 25 dhe 30 gusht mbahen seancat e shqyrtimit kundër Ukë Rugovës dhe bashkëpjesëmarrësve…

Më 24, 25 dhe 30 gusht do të mbahen seancat e shqyrtimit fillestar ndaj Ukë Rugovës dhe bashkëpjesëmarrësve  për vizat italiane, shengen. Mbajtjen e këtyre tri seancave javën e ardhshme e konfirmoi për mediet, Teki Bokshi, avokati i ish-ministrit të Kulturës Astrit Haraqija, i cili përveç Rugovës është njëri nga 18 të akuzuarit e këtij procesi gjyqësor. Sipas aktakuzës se Prokurorisë Speciale të Kosovës, nga maji 2011 deri më shkurt 2014, djali i ish-presidentit historik të Kosovës, Ukë Rugova ishte drejtues i një grupi kriminal i cili në këmbim të një shume prej 3000-4000 mijë euro siguroi 556 viza shengen për 526 persona të ndryshëm nga gjithsej 614 aplikacione për vizë sa ishin bërë në ambasadën italiane në Kosovë. Po ashtu sipas prokurorisë, këto viza ishin afatshkurtra për turizëm 30 ditor dhe të vlefshme për 6 muaj.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …