Ish-kryekuvendari dhe kryetari i Këshillit Kombëtar të “Nismës”, Jakup Krasniqi, i konsideron të dëmshme dhe të rrezikshme deklaratat e kryeministrit dhe kryetarit për demarkacionin. Ai thotë se situata politike është shumë e tensionuar, ndërsa zgjidhja është tek ekspertët. Krerët e institucioneve duhet të dalin nga pozicionet e tyre të barrikaduara për t’i lënë hapësirë një zgjidhjeje të duhur politike për Demarkacionin dhe Asociacionin. Rrjedhimisht edhe Komisioni qeveritar për shënjimin e kufirit duhet të shpërbëhet, për t’i lënë vend krijimit të një komisioni të ri me ekspertë të pavarur.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …