leoni

Visar Ymeri mbron kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti nga kritikat e PDK-së

Visar Ymeri mbron kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti nga kritikat e PDK-së

Kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri merr në mbrojtje kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti, duke  vlerësuar se  ai  është shembull i qeverisjes së mirë, anti-krim. Ymeri e ka akuzuar kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli duke e quajtur “kapo të krimit” të organizuar në të cilin, sipas tij, e ndihmon Adem Grabovci dhe LDK-ja.  “Ai  është vegël. Veglat edhe vjetërohen, ose për ndonjë arsye tjetër bëhen të papërdorshme.  Puna e Veselit, përmes  Grabovcit, nuk është thjeshtë rehatimi i të afërmëve dhe miqve të partisë. Atë që po dëgjojmë nuk është thjeshtë nepotizëm ka shkruar mes tjerash Visar Ymeri, duke sulmuar kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli për shkak se ditë më parë, dega e kësaj partie në Prishtinë,  ka publikuar numrin e madh të  zyrtarëve të komunës, të cilët janë pranuar në punë duke qenë  militantë të Vetëvendosjes.

Kontrolloni gjithashtu

Hykmete Bajrami: Buxheti i 2025-ës është anti-Kushtetues

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka konstatuar se buxheti për …