Sipas gazetës beogradase “Veçernje novosti” bëhet e ditur se “takimi i delegacionit të Odës ekonomike të Serbisë dhe paralajmërimet e vajtjes së ndërmarrësve nga Kosova dhe të përfaqësuesve politikë të rangut më të ultë në Beograd e në Nish, janë paralajmërime të etapës së re në marrëdhëniet ndërmjet Beogradit e Prishtinës, (jo në mes të Kosovës dhe Serbisë). Milovan Drecuni , shefi Këshillit për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, thotë se ky bashkëpunim, është i domosdoshëm për stabilitet të Kosovës, por kjo nuk do të thotë se duhet pritur takime të nivelit të lartë jashtë kornizës nga statusi neutral. “Asnjë zyrtar yni nuk ka të drejtë që tërthorazi ta njohë Kosovën duke u ulur në tryezë me politikanë të Prishtinës në hapësirat ku gjenden simbolet shtetërore të Kosovës. Këtë secili duhet ta ketë para sysh”, ka thënë Drecun.
Kontrolloni gjithashtu
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për Buxhetin e vitit 2025
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për …