Sipas të dhënave nga Observatori Sirian për të drejat e njeriut, bëhet e ditur se nga fillimi i këtij muaji, gjatë luftimeve në Halep janë vrarë rreth 500 pjesëtarë të popullatës civile. Në mesin e të vrarëve gjatë sulmeve nga ajri të aeroplanëve rusë dhe forcave assadiste janë vrarë rreth 100 fëmijë. Ndërkohë, Agjencia turke e lajmeve “Anadolu”, ka publikuar një raport mbi vrasjen e popullatës civile siriane nga armët kimike në dy ditë të muajit gusht në vitin 2013, kur nga helmet janë mbytur mizorisht 1.400 vetë, shumica dërrmuese gra dhe fëmijë.
