Në Malishevë janë bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e vitit shkollor 2016-2017

Përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor kanë përfunduar dhe çdo gjë është gati për hapjen e shkollave më 1 shtator. Kështu është bërë e ditur në mbledhjen e rregullt të Këshillit të Drejtorëve, të udhëhequr nga nënkryetari i Komunës së Malishevës, Rexhep Mazreku, e ku janë diskutuar edhe çështje tjera që kanë të bëjnë me aktivitetet e përditshme të drejtorive komunale.

Drejtori i Drejtorisë për Arsim dhe Edukim, Avdi Morina, ka njoftuar se drejtoria, i ka bërë të gjitha përgatitjet për 1 shtator, dhe në bazë të të dhënave nga drejtoritë e shkollave, janë bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor 2016-2017. Drejtoria Morina, po ashtu ka bërë të ditur, se në shkollimin e mesëm, kanë mbetur pa u regjistruar rreth 300 nxënës, të cilët do të kenë mundësinë të regjistrohen duke filluar nga e hëna, për tri ditë me radhë (22, 23 dhe 24 gusht 2016), të cilët mund ti paraqesin dokumentet për regjistrim në klasën e dhjetë.

Pas fillimit të vitit shkollorë, në Malishevë do organizohet një shkollë verore, që do të zgjatë dy ditë. Kështu ka njoftuar drejtoresha për kulturë, rini dhe sport, Blerta Krasniqi. Ajo ka bërë të ditur se do të organizohet një shkolle verore, dy ditore, në Qendrën Rinore në Malishevë dhe në Qendrën e Kompetencës “Kujtim Krasniqi” në Malishevë.

Sa i përket aktiviteteve tjera, u bë e ditur se janë duke vazhduar një varg projektesh, si në infrastrukturën e përgjithshme, ashtu edhe në sektorin e bujqësisë, ndërsa këtë vit, nuk janë shënuar shumë raste të aksidenteve me zjarre apo aksidenteve në trafik, dhe rrjedhimisht, ka pasur më pak ndërhyrje nga ana e shërbimeve të zjarrfikësve dhe shpëtimit, e po ashtu, u bë e ditur se situata me ethe hemorragjike është shumë stabile dhe rastet e thumbimeve nga rriqrat janë shumë të rralla.

Ndërsa, sa i përket procesit të hartimit të buxhetit komunal për vitet 2017-2019, drejtori për buxhet Vesel Krasniqi, tha se” janë duke vazhduar takimet dhe konsultimet me publikun, kurse në javën e ardhshme është paraparë edhe një tryezë, me përfaqësues të komiteteve, anëtarëve të asamblesë, shoqërisë civile dhe drejtorive komunale, me qëllim të hartimit sa më të mirë të projekt buxhetit, e në veçanti të orientimit në projektet kapitale”.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …