Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, ka pritur në takim dhe ka biseduar me përfaqësuesin special të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së dhe shef i UNMIK-ut, në Kosovë, Zahir Taninin në prag të mbledhjes që do të mbahet në Këshillin e Sigurimit të në të cilën do të shqyrtohet raporti tremujor i punës së këtij misioni në Kosovë. Bëhet e ditur se u paraqitën vlerësime mbi situatën aktuale në Kosovë, veprimin e UNMIK-ut, pastaj mbi angazhimin e këtij misioni në fushat me rëndësi për mbetjen, jetën normale e të dinjitetshme të serbëve dhe të pjesëtarëve të komuniteteve të tjera joshqiptare, theksohet në komunikatë. Posaçërisht u theksua rëndësia e Misionit për zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit si dhe angazhimi i UNMIK-ut për të gjitha çështjet me rëndësi për zbatimin me konsekuencë të Rezolutës së KS të KB 1244, theksohet në komunikatën për medie të kësaj ministrie. U theksua edhe rëndësia e pranisë së UNMIK-ut, duke u nisur nga besimi që ka popullata serbe në punën e misionit. Mbledhja e Këshillit të Sigurimit në të cilën do të shqyrtohet raporti mbi punën e UNMIK-ut do të mbahet të enjten, më 25 gusht.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …