Albert Vataj: Karl Marksi, keqkuptimi dhe keqtrajtimi i një gjeniu

Sot 196 vjet më parë lindi Karl Heinrich Marks, (5 maj 1818 -14 1883), filozof dhe ekonomist politik.

Historia e mendimit filozofik i ka të pakta dy rastet kur një dimension i përmasave të tilla të mendimit siç ishte Karl Marks, të keqkuptohet dhe të keqtrajtohej kësisoj.

Siç thotë dhe studiuesi Amerikan i Marksit Hal Draper, Marksi është një nga shumë pak filozofë modernë që janë përfaqësuar shumë keq nga mbështetësit si edhe kundërshtuesit pas vdekjes së tij. Pak kohë para vdekjes së tij Marksi thoshte duke iu drejtuar disa të ashtuquajturve ‘Marksistë’ të cilët mbronin reformat në vend të revolucionit : “nëse ky është Marksizmi, unë nuk jam Marksist”.

Ky “tjetërsim” do të zhduket vetëm kur njerëzit të arrijnë të organizohen lirisht për veten e tyre. Mbetet që analiza e kapitalizmit – “teoria” – është përherë për Marksin veçse një shfaqje e veprimtarisë së tij. Ana tjetër është praxis, puna në shërbim të organizimit politik të proletariatit, pra në shërbim të “njerëzimit”. Në vitet e fundit të jetës, Marksi pati kënaqësinë të vërente se lëvizjet socialiste dhe social-demokrate u bënë një forcë përherë në rritje në Evropë. Nga ana tjetër, është e qartë se ne nuk mund t’i veshim Marksit përgjegjësinë e faktit që, pas revolucionit të vitit 1917, socialdemokracia ruse u bë parti e një shteti autoritar dhe burokratik. Ajo madje u shmang nën diktaturën e Stalinit, drejt një forme jashtëzakonisht të trashë të “marksizmit”, të shndërruar në një lloj kulti të shtetit nën emrin “marksizëm-leninizëm”. Në të njëjtën mënyrë, kritikët liberalë e kanë akuzuar gjithmonë Marksin se donte të impononte nënshtrimin e individit ndaj “kolektivit”, por asnjë shkrim i Marksit nuk e përligj këtë akuzë. Marksi mbeti thjesht hegelian, duke e bazuar kritikën e tij të shoqërisë borgjeze mbi idenë e një “humanizmi” që nuk njihte asnjë kontradiktë midis objektivave të çdo individi dhe atyre të shoqërisë, të parë në tërësinë e saj. Kjo ide mund të merret fare mirë për një utopi dhe Marksi është përgjegjës për gulagun sovjetik aq sa ishte Rusoi për gijotinën e Terrorit.

Kritika e arsyes së kulluar e Emanuel Kantit lajmëronte një “filozofi praktike” – një etikë – mbi të cilën do të arrinte të hapej. Në mundësinë e një njohjeje shkencore thënia themelore e kësaj etike – “imperativi kategorik” kantian – do të mund të formulohej kështu: Vepro gjithmonë, në mënyrë që veprimi yt të ndihmojë për formimin e atij njerëzimi të mësuar, ekzistenca e të cilit duhet të pranojë që më përpara çdo shprehje që kërkon një ndarje të shkencës.

Te “Kritika e së drejtes politike hegeliane”, Karl Marksi flet gjithashtu për një “imperativ kategorik” mbi modelin e atij të Kantit: duhen “i përmbysur të gjitha marrëdhëniet në të cilat njeriu është i poshtëruar, i skllavëruar, fatkeq, i përbuzur”. Siç e tregon kjo fjali, çështja për Marksin shkon shumë përtej së vërtetës shkencore; fjala është fare mirë për “të nxjerrë njeriun nga gjendja e pakicës për të cilën është vetë përgjegjës”, ashtu siç e kishte shpjeguar Kanti: është fjala për çlirimin, për “emancipimin” e njeriut nga çdo pikëpamje. Çlirimi nga shtypja dhe nga mjerimi material është për Marksin kushti “sine qua non” ( pa të cilin nuk mundet)  i së vërtetës shkencore, sepse përmirësimi i fatit të njerëzve është i vetmi objektiv i ligjshëm i shkencës. Kjo është vetëm një pikëpamje shkencore, përderisa bëhet fjalë për lumturinë reale – domethënë të provuar nga shqisat – të të gjithë njerëzve, me të cilën duhet të merret shkenca.

Idesë, se kuptimi i shkencës mund të jetë vetëm si t’i bëjë njerëzit më të lumtur – e formuluar gjithashtu përafërsisht në të njëjtën mënyrë te pozitivizmi i Ogyst Kontit dhe tek utilitarizmi i Xhon Stjuart Milit,  Marksi ia kushton sa studimit të materializmit të Epikurit, aq edhe Ludvig Fojerbahut (1804-1872), kritik i Fridrih Hegelit. Fojerbahu kishte këshilluar në të vërtetë “kthimin përmbys” të dialektikës hegeliane ose më mirë, sipas fjalëve të Marksit, “ta ringrinte mbi këmbët e saj”. Hegeli e bënte “idenë” ose “shpirtin absolut” – që mund të shënohet teologjikisht si shpirti i Zotit – subjekt dhe motor të zhvillimit të historisë, shënjuar nga zhvillimi paralel i vetëdijes njerëzore.

Sipas Fojerbahut, përkundrazi, është njeriu konkret, sensual dhe fizik që mëson të ndjehet vetë në histori si “thelb gjenerik” (Gattungtvesen) i pakufizuar, domethënë si qenie shoqërore.

Duke rilexuar Fenomenologjinë e shpirtit përmes vizionit të Fojerbahut, Marksi pohoi se aty ndodhet një ide qendrore e fshehur, për t’u marrë plotësisht parasysh: procesi historik i krijimit të njeriut nëpërmjet vetvetes si qenie shoqërore (pra gjithashtu i zgjuar) përmes punës. Nëpërmjet punës së tij, njeriu “njerëzon” natyrën, duke mësuar ta shfrytëzojë për vetë nevojat e tij. Megjithatë, duke bërë këtë, ai “tjetërson” natyrën e tij njerëzore: objektet e punës së tij dhe prodhimet e tyre bëhen për të një natyrë e huaj, “objektive”, dhe vetë ai shndërrohet dukshëm në një “subjekt” shpirtëror. Qëllimi i historisë është ta kthejë përmbys këtë proces të “tjetërsimit” (Entfremdung), që mund të përshkruhet si një “natyralizim i njeriut”, si “të ribërit natyror” i tij. Në vend që natyra të jetë për të një objekt i huaj, ai do të jetojë, si një qenie sensuale, në harmoni me të.

Përtej teorisë historike të punës, sipas Hegelit, Marksi trajtoi ekonominë politike, në fillim, te Dorëshkrimet e vitit 1844, shkruar gjatë emigrimit të tij në Paris.

Gjatë qëndrimit atje, ai gjeti një hegelian tjetër gjerman progresist, Fridrih Engelsin (1820-1895). Më 1845, me botimin e studimit të tij, “Gjendja e klasës punëtore në Angli”, Engelsi tregoi se njihte ekonominë politike. Atëherë Marksi dhe Engelsi u bënë miq për jetë. Së bashku, u përfshinë në diskutime me socialistët e parë francezë dhe kërkuan të organizonin politikisht artizanët dhe punëtorët gjermanë që ndodheshin në Paris, pak a shumë në një mërgim të vullnetshëm.

Më 1845, ata përpunuan së bashku Die deutsche Ideologie “Ideologjia gjermane”, vepër që shtjellonte konceptimin e tyre të historisë, që Engelsi do ta pagëzonte më vonë “Materializëm historik”. Vetë Engelsi do të tregonte gjithashtu si “burim gjenial” të këtij materializmi “Tezat mbi Fojerbahun” të formuluara nga Marksi në fillim të vitit 1845. Ky e cilëson këtu vetë mendimin e filozofisë si praxis, tërësi të praktikave njerëzore kolektive, që synojnë shndërrimin e mjedisit: njeriu nuk shihet si qenie statike, por një qenie (Wesenj) që punon, pra domosdoshmërisht një qenie shoqërore, përderisa puna është rrënjësisht një praxis shoqëror.

Për ta parë punën në shoqëri si diçka që mund dhe duhet ta përfitojnë të gjithë njerëzit, “pikëpamja” e materializmit të ri duhet të jetë “shoqëria njerëzore ose humanizmi shoqëror”. Prej këtej del edhe imperativi kategorik i veprës së famshme, “Teza e dytë mbi Fojerbahun”, për vendosjen e kësaj shoqërie njerëzore: “Deri tani, filozofët nuk kanë bërë gjë tjetër veçse kanë interpretuar botën; çështja është ta shndërrojnë atë”. Filozofia duhet të shërbejë për të ndryshuar botën, pra nuk është bërë e tepërt. Duke na hapur neve sytë, na lejon të kuptojmë se mendimi ecën në rrugë të gabuar, sepse nuk përfshin perspektivën materialiste të njerëzimit. Detyra e filozofisë është gjithashtu, siç e thonë Marksi dhe Engelsi te “Ideologjia gjermaneË, “kritika e ideologjisë”. Nga një pikëpamje materialiste, marrëdhëniet shoqërore janë në radhë të parë “marrëdhënie në prodhim”, që vendosen historikisht, pa mundur që individët të zgjedhin. Nëpërmjet ndarjes së punës në marrëdhënie në prodhim ose në forma shoqërore të përcaktuara, zhvillohen “forcat prodhuese” teknike të shoqërisë. Duke filluar nga njëfarë niveli i zhvillimit të këtyre forcave prodhuese, marrëdhëniet në prodhim bëhen pengesë për vazhdimin e zhvillimit. Në këtë çast vetëdija shoqërore hyn në kontradiktë me marrëdhëniet në prodhim dhe prej këtej ajo arrin në “përmbysje” (Umzcalzung).

Shembull historik: Kapitalizmi borgjez u zhvillua në një pikë të tillë kur sundimi politik i fisnikërisë së tokave ishte bërë një pengesë për vazhdimin e këtij zhvillimi, kritika e iluministëve sulmoi përparësinë e sklerotizuar të marrëdhënieve të vjetra të prodhimit “feudal” dhe kjo çoi në Revolucionin Francez.

Në kohën e Marksit dhe të Engelsit, kritikat u shumëfishuan kundër kapitalizmit dhe shoqërisë borgjeze, për arsye të zhvillimit në gjirin e saj të proletariatit industrial, përçues i marrëdhënieve të reja të prodhimit. Në histori, proletariati u shfaq si klasa e parë, pikëpamja e së cilës nuk qe ajo e një interesi të një klase të veçantë, por ajo e vetë njerëzimit, përderisa nuk ekzistonte asnjë klasë tjetër mbi të cilën mund të mbretërohej. Marksi dhe Engelsi e quajtën “komunizëm” pastaj “socializëm” këtë lëvizje proletare, nëpërmjet së cilës pohohej pikëpamja e njerëzimit.

Në vitin 1848, viti i revolucioneve evropiane dhe “i pranverës së popujve”, Marksi dhe Engelsi përpiluan “Manifestin e partisë komuniste”, që paraqet me fjalë të zjarrta këtë rol historik të proletariatit. Revolucioni borgjez duhej të shndërrohej në revolucion proletar që do të sillte “shoqërinë pa klasa”. Dështimi i revolucioneve të 1848-s, në të cilët Marksi dhe Engelsi kishin marrë pjesë gjallërisht, e zhytën Marksin dhe familjen e tij në një shtrëngesë të madhe financiare, por ai shënoi gjithashtu dhe fundin e shpresave të mëdha. I nisur përsëri në mërgim, këtë herë në Londër, Marksi iu vu veprës së tij kryesore “Kapitali”, vëllimi i parë i së cilës u botua vetëm në vitin 1867; dy vëllimet e tjera do të përfundoheshin dhe do të botoheshin nga Engelsi pas vdekjes së Marksit, më 1885 dhe 1894.

Paralelisht, ai studioi ekonominë politike që nga Adam Smithi, u interesua shumë për teoritë e Devid Rikardos dhe të Xhon Stjuart Millit.

Kapitali fillon me një analizë të mallit dhe të “natyrës së tij të dyfishtë”. Çdo mall është sa një gjë konkrete dhe e dobishme, aq edhe materializim i marrëdhënieve shoqërore. Ai zotëron në të vërtetë një “vlerë shkëmbimi” përgjithësisht të vlefshme, edhe atje ku ai nuk ka “vlerë përdorimi”. Në qoftë se unë nuk mund të përdor një mall, mund ta shkëmbej gjithmonë me mallra të tjerë; unë mund, në çdo çast dhe me ndihmën e tij, të mobilizoj punën “e shpenzuar” tek ai, nëse me këtë siguroj në shkëmbim një vlerë tjetër të njëjtë. Vlera e shkëmbimit e shndërron mallin në gjë “ideale”. Ku idealitet relativ në “objekt material” (Sacke) duket edhe më qartë kur është fjala për paranë – më universalja nga të gjithë mallrat – më shumë se një mall i zakonshëm. Paraja është pushtet shoqëror i përfshirë te një gjë. Në cilësinë e saj si kapital, “malli-para” (Geldzcare) është themeli i çdo sistemi shoqëror. Kapitali tregon vendosjen e një force të punës dhe organizimin dinamik të vetë punës. Kapitalizmi është një botë e idealizmit ose e “fetishizimit të mallit”, në gjirin e së cilës marrëdhëniet midis njerëzve nuk janë të drejtpërdrejta, por gjithmonë të ndërmjetësuara nga gjërat (Dinge). Njerëzit përdorin gjërat e përgatitura nga njerëzit për të ushtruar pushtetin e tyre mbi njerëzit; dhe meqë ky pushtet është dukshëm i dalë nga gjërat, marrëdhënia shoqërore e pushtetit duket sikur është një marrëdhënie e natyrshme.

 

Jeta e filozofit dhe idealistit

Karl Marksi u lind më 5 maj 1818 në Treves. Ishte djalë i një avokati hebre që u konvertua së bashku me familjen në luteranizëm më 1824, për të mundur të vazhdonte profesionin e tij. Marksi filloi studimet për drejtësi në Bon më 1835, pastaj i vazhdoi në Berlin më 1836, duke iu drejtuar historisë dhe filozofisë. Më 1841 mbrojti tezën e titulluar “Die Differrefiz der devvkrctischen und epikureischen Naturphilosophie” –“Ndryshimi i filozofisë natyrore te Demokriti dhe tek Epikuri”. Forcimi reaksionar i politikës kulturore prusiane, duke i hequr Marksit çdo shpresë për karrierë akademike, e detyroi të punonte, më 1842-1843, si gazetar, pastaj kryeredaktor i “Rhernische Zeitung”, gazetë liberale e së majtës. Më 1843, u martua me Xheni von Vestfalen – pas shtatë vjet fejese të imponuar nga babai i vajzës së re, armik i asaj që ai e shihte si një martesë të papërshtatshme – dhe u nis me të për në Paris, kur qeveria prusiane urdhëroi mbylljen e gazetës së tij. Në Paris, së bashku me shkrimtarin Arnold Ruge (1802-1880), botoi dy fletoret e Deutsch-Franzosische Jahrbucher (Analet franko-gjermane) – e para përmbledh mes të tjerash “Kritik der Hegelschen Rechtsphilosophie” (Kritikë e së drejtës politike hegeliane, 1844). Në Paris Marksi mori kontakte me socializmin francez dhe përfaqësuesit e tij, por sidomos me Fridrih Engelsin, me të cilin do ta lidhte deri në vdekje një miqësi dhe një bashkëpunim intelektual.

Nën presionin e qeverisë prusiane, ai u dëbua nga Parisi më 1845 dhe u vendos në Bruksel, ku përpiloi, së bashku me Engelsin, dy shkrime: Die Heilige Familie (Familja e shenjtë, 1845) dhe Die Deutsche Ideologie (Ideologjia gjermane), që u botuan të plota vetëm më 1932. Me kërkesë të Lidhjes së Komunistëve të Londrës, Marksi dhe Engelsi përpiluan më 1847 “Das kommunistische Manifest” (Manifesti i partisë komuniste), botuar në shkurt 1848. I dëbuar nga Brukseli, Marksi u kthye në Këln dhe botoi “Neue Rheiinische Zeitung”. Pjesëmarrja e tij në ngjarjet e vitit 1848 bëri që të dëbohej përsëri më 1849. Ai u nis me familjen në fillim në Paris, pastaj në Londër, ku do të qëndronte deri në fund të jetës.

I mbështetur financiarisht nga Engelsi, Marksi iu fut punimeve të mëdha të ekonomisë politike, që çuan në botimin e “Zur Kritik der polztischen Ekonomie” (Ndihmesë në kritikën e ekonomisë politike, 1859), pastaj në vëllimin e parë të veprës së tij të madhe të papërfunduar (Kapitali, 1867). Engelsi, që përpiloi dy vëllimet e tjera duke u nisur nga shënimet e Marksit, do t’i botonte ato më 1885 dhe 1894. Më 1865, Marksi dhe Engelsi morën pjesë në Londër në themelimin e Internacionales së Parë (emërtimi i saktë i së cilës është Shoqata Ndërkombëtare e Punëtorëve). Vepra përkujtimore e Marksit mbi Komunën e Parisit, Der Buroerkrieo Frafikreich (Lufta civile në Francë, 1881) pati një jehonë botërore; autori i saj analizonte aty formën e parë të shfaqjes historike të “diktaturës së proletariatit”. Marksi vdiq në Londër më 14 mars 1883.

Hal Draper: Karl Marksi, pas vdekjes është përfaqësuar shumë keq nga mbështetësit dhe kundërshtarët e tij

Studiuesi amerikan i Marksit, Hal Draper, thotë se Marksi është një nga pak filozofë modernë që janë përfaqësuar shumë keq nga mbështetësit si edhe kundërshtuesit pas vdekjes së tij. Pak kohë para vdekjes së tij Marksi thoshte duke iu drejtuar disa të ashtuquajturve ‘Marksistë’ të cilët mbronin reformat në vend të revolucionit : “nëse ky është Marksizmi, unë nuk jam Marksist”. Më vone, bashkimi i mendimeve Marksiste me Leninizmin, qe krijoi ideologjinë (Marksizëm-Leninizmin) e bllokut sovjetik, vazhdoi të largohej nga besimet dhe analizat origjinale të Marksit. Sidoqoftë pas kolapsimit më 1989-91 të bllokut komunist, edhe anti-Marksistët i janë rikthyer shkrimeve të Marksit, sidomos për thellësinë e mendimeve të tij mbi analizën e kapitalizmit, analiza që po vërtetohen çdo ditë e më shumë.

Nocioni i punës është i domosdoshëm në ideologjinë marksiste. Marksi argumentonte se është natyra njerëzore që çon në transformimin e natyrës dhe ai e quante këtë proces transformimi “punë” dhe kapacitetin për të transformuar natyrën “fuqi punëtore”. Sipas Marksit, ky është një kapacitet natyror i aktivitetit fizik, por është shumë i lidhur me mendjen njerëzore dhe imagjinatën:

Një merimangë kryen veprime që i ngjasojnë një makinerie dhe një bletë mund të turpërojë edhe një arkitekt në krijimin e hojeve të saj. Por ajo që ndan arkitektin më të keq nga bleta më e mire është se arkitekti fillimisht e imagjinon strukturën e tij para se ta krijojë në realitet (Kapitali, Volumi. I, Kapitulli. 7, Pjesa. 1)

Karl Marksi trashëgoi dialektikën Hegeliane dhe bashkë me të mosbesimin e nocionit të pandryshueshmërisë së natyrës njerëzore. Disa here marksistët shprehin qëndrimet e tyre duke krahasuar “natyrën” me “historinë”. Disa herë ata përdorin frazën “ekzistenca vjen përpara ndërgjegjes”. Argumenti në të dyja rastet është se, ajo çfarë është një person caktohet nga ku dhe kur është ai. Konteksti social merr precedencë mbi çdo sjellje tjetër të lindur, me fjalë të tjera, një nga vlerat më të mëdha të natyrës njerëzore është përshtatshmëria.

Marksi nuk besonte se të gjithë njerëzit funksiononin njëlloj ose që funksioni i dikujt ishte tërësisht individual dhe personal. Ai argumentonte se puna është një aktivitet social dhe konditat dhe format nën të cilat njerëzit punojnë, vendosen nga gjëndja sociale dhe ndryshojnë me kalimin e kohës.

Analiza e Marksit mbi historinë i ka themelet në ndryshimin midis mjeteve dhe forcës së prodhimit. Pra në praktikë gjëra si toka, resurset natyrore, teknologjia të cilat janë të rëndësishme dhe të nevojshme në prodhimin e të mirave materiale dhe te lidhjeve që krijohen gjatë prodhimit. Me fjalë të tjera marrëdhëniet sociale dhe teknike në të cilat njerëzit hyjnë gjatë kohës që përdorin këto mjete prodhimi. Të gjitha së bashku këto krijojnë modelin e prodhimit; Marksi verente se në çdo shoqëri modeli i prodhimit ndryshon dhe shoqëritë Evropiane për shembull kishin ndryshuar nga një model feudal prodhimi në një model kapitalist. Përgjithësisht, Marksi besonte se modelet e prodhimit ndryshonin më shpejt se lidhjet që krijoheshin gjatë prodhimit (për shembull, ne zhvillojmë një teknologji të re si interneti dhe më pas krijojmë ligje dhe rregulla për rregullimin e kësaj tenologjie). Sipas Marksit lidhja midis bazës (ekonomike) dhe superstruktures (sociale) është një nga arsyet më të mëdha të konflikteve sociale.

Marksi me “lidhjet sociale të prodhimit” nuk kuptonte vetëm lidhje midis individëve por edhe midis grupeve apo klasave të ndryshme. Nga ana shkencore dhe materialiste, Marksi nuk cilësonte klasat si subjektive (me fjalë të tjera grupë me njerëz që në mënyrë të ndërgjegjshme identifikohen me njëri tjetrin). Ai mundohej ti klasifikonte klasat me argumenta dhe kritere objektive, si për shembull mundësia e tyre për të aksesuar në burime të ndryshme (pasuria për shembull). Sipas Marksit klasat e ndryshme kanë interesa kundërshtues, kjo një tjetër arsye në zhvillimin e konflikteve të mëdha sociale.

Marksi ishte shume i shqetësuar për mënyrën se si njerëzit e harronin vlerën e burimin të tyre më thelbësor, fuqinë punëtore. Ashtu si dialektikën, Marksi filloi me idetë Hegeliane të ‘alienimit’ por zhvilloi një koncept më materialist. Ai i përshkruante komoditetet, gjërat që njerëzit prodhonin, sikur ato kishin një jetë të tyren të cilës njerëzit kishin vështirësi për t’ju përshtatur. Në kapitalizëm, lidhjet sociale të prodhimit, si ato midis punëtorëve ose midis punëtorëve dhe kapitalistëve, rregullohen nëpërmjet komoditeteve të cilat shiten dhe blihen në treg, duke përfshirë këtu punën.

Marksi dhe Engelsi mendonin se kontrolli që njëra klasë kishte mbi modelin e prodhimit, nuk kishte të bënte vetëm me prodhimin e ushqimeve apo të mirave materiale por edhe me prodhimin e ideve (kjo është edhe arsyeja përse disa pjesëtarë të një klase të nënshtruar mund të kenë ide dhe besime që shkojnë kundër interesave të tyre). Për shembull, edhe pse ideja se makineritë që njerëzit prodhojnë janë më produktive se vetë njerëzit që i prodhojnë ato, është absurde, ajo reflekton faktin që njerëzit nën kapitalizëm çidentifikohen me fuqinë e tyre punëtore. Një tjetër shembull i lidhur me fenë marrë nga “Kontribut Kritikës së Filozofisë të Drejtë te Hegelit”:

“Vuajtjet për arsye të feve janë njëkohësisht shprehja e vuajtjeve të vërteta dhe një protestë kundër vuajtjeve të vërteta. Feja është psherëtima e një krijese të shtypur, zemra e një bote pa zemër, shpirti i një kondite të pashpirt. Është opiumi i njerëzve.”

Ndërsa teza e tij në shkollë të mesme argumentonte se funksioni parësor social i fesë është promovimi i solidaritetit, Marksi filloi ta shikonte këtë funksion social si një mënyrë për të shprehur në mënyrë teorike pabarazinë sociale tek Zoti ndërsa praktikisht kapitalistët e përdornin për të ruajtur status kuonë.

Kontrolloni gjithashtu

Albert Z. ZHOLI; Tafil Buzi, patrioti që hoqi vallen e jetës në buzë të greminës

Pa  dëshmor historia  e  një  kombi venitet, pa  heronj  historia  e një kombi  është destinuar  …