Të rinjtë e Malishevës, në fushatë vetëdijesimi për kujdes në vozitje

Organizuar nga Kuvendi i të Rinjve të Malishevës dhe në bashkëpunim me Policinë e Kosovës në Malishevë, të rinjtë malishevas, po zhvillojnë një fushatë vetëdijesuese për kujdes në trafik, përkatësisht për kujdes gjatë vozitjes, me moton “Kujdes-Shpejtësia vret”. Gjatë kësaj fushate, të rinjtë, kanë shpërndarë edhe fletushka, përmes së cilave ju bëhet thirrje vozitësve për kujdes të shtuar gjatë vozitjes.

Sipas kryetarit të Kuvendit të Rinjve të Malishevës, Lulzim Buzhala, “kjo fushatë është mirëpritur nga ana e vozitësve dhe nga qytetarët, pasi numri i madh i veturave, sidomos gjatë verës, shton edhe rrezikun në trafik, ndërsa qytetarët dhe vozitësit, janë shprehur të kënaqur me veprimin e të rinjve, për t’iu bërë thirrje vozitësve për kujdes gjatë vozitjes”.

Po ashtu Buzhala, ka bërë të ditur, se këtë projekt e ka ndihmuar Komuna e Malishevës dhe Policia e Kosovës.

Këta të rinj vullnetar gjatë ditës së sotme, në bashkëpunim me policinë, i kanë shpërndarë këto fletushka dhe kanë biseduar me vozitësit, duke ju sqaruar rrezikun e mos përshtatjes së shpejtësisë në trafik dhe duke ju dhënë këshilla profesionale nga  ana e zyrtarëve të Policisë së Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …