leoni

Zëri i mjekut sirian në veshin e shurdhër të Obamës e Merkelit

Zëri i mjekut sirian në veshin e shurdhër të Obamës e Merkelit

Njëri nga mjekët, të cilët në numër të vogël kanë ngelur në Halep të Sirisë për t’ u përkujdesur për qindra të plagosur gjatë ditës, Hamza Al Katib, ka filluar një peticion drejtuar kryetarit  amerikan, Barack Obama dhe kancelares gjermane, Angela Merkel, me qëllim që ata me autoritetin e tyre që t’i japin fund bombardimit të civilëve, shkollave dhe spitaleve në këtë qytet. Mjeku Hamza Al Khatib, kërkuar që ata ta përdorin ndikimin e tyre për t’iu ndihmuar civilëve dhe mjekëve në Halep. “Përgjigjja e tyre ka qenë e njëjtë, si në pesë vitet që lamë pas”, ka thënë Khatib në peticionin e tij, “nga Merkel kemi dëgjuar heshtjen ndërsa Shtëpia e Bardhë i ka parë letrat tona, por s’ka bisedime s’ka veprim. Nuk ka asnjë përpjekje as nga Obama e as nga Merkel për t’i ndalur sulmet kriminale kundër civilëve dhe spitaleve”. Ndërkohë është bërë e ditur se Peticionin e e kanë nënshkruar 200,000 njerëz deri më tash. Al Katib  thotë se civilët po sulmohen çdo ditë dhe se nuk u duhen lutjet e keqardhjet e liderëve, mirëpo veprimi i tyre, transmeton, Indipendent.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …