leoni

Demarkacioni

Demarkacioni është në përputhje me marrëveshjen tekniko-ushtarake të vitit 1999

Komisioni Shtetëror për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi, në një njoftim për media, ka shkruar se Demarkacioni është në përputhje me marrëveshjen tekniko-ushtarake të vitit 1999. Në njoftim thuhet se përshkrimi i territorit të Krahinës së Kosovës dhe harta e bashkangjitur në këtë marrëveshje është në përputhje të plotë me vijën administrative të Kosovës e zbatuar nga viti 1974 e deri më sot, gusht  2016. Një nga çështjet kryesore pas mbarimit të luftës është aspekti i sigurisë së qytetarit dhe siguria e kufirit. Në pajtim me Rezolutën 1244 dhe Marrëveshjen teknike ushtarake të Kumanovës në Kosovë janë vendosur forcat ndërkombëtare të sigurisë, KFOR-i, që kanë pasur për detyrë të ofrojnë një mandat të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe të njëjtën kohë t’i kontrollojnë dhe mbikëqyrin kufijtë e Kosovës dhe të mundësojnë hapësirë për vendosjen e organizatave ndërkombëtare në Kosovë. Zona e sigurisë tokësore është definuar si zonë prej 5 kilometrash, e cila tërhiqet nga kufiri i jashtëm i Kosovës në brendësi të territorit të Republikës Federative të Jugosllavisë, përkatësisht të Serbisë dhe Malit të Zi.

Kontrolloni gjithashtu

Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan

Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …