Anila Statovci: Mbi 27 mijë nxënës fillojnë klasën e parë në këtë vit shkollor

Anila Statovci: Mbi 27 mijë nxënës fillojnë klasën e parë në këtë vit shkollor

Zëvendës-ministrja e Arsimit, Anila Statovci ka  njoftuar për mediet për përgatitjet që po bëhen për nisje dhe vijim sa më të mbarë të vitit të ri shkollor. Ajo  bëri të ditur se mbi 27 mijë nxënës fillojnë klasën e parë në këtë vit dhe se 400 mijë nxënës  hapin përsëri ditarët e tyre për 1 shtator. “Fillimi i vitit të ri shkollor po afrohet, një ngjarje shumë e veçantë për të gjithë ne”, ka deklaruar Statovci. “Posaçërisht janë të entuziazmuar ata që fillojnë rrugëtimin e tyre të rëndësishëm jetësor, në klasën e parë. Për këta mbi 27,000 fillestarë, por edhe për më se 400,000 nxënësit tanë që hapin përsëri ditarin e tyre me 1 shtator, ne kemi bërë përgatitjet që çdo gjë të fillojë për së mbari”, ka thënë Statovci.

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …