Avokatët e kreut të luftës së UÇK-së, në Drenicë, në pritje të aktgjykimit të Gjykatës së Apelit

Avokatët e kreut të luftës së UÇK-së, në Drenicë, në pritje të aktgjykimit të Gjykatës së Apelit

Avokatët e kreut të luftës së UÇK-së, në Drenicë janë në pritje të aktgjykimit të  Gjykatës së Apelit për klientët e tyre që pretendojnë se  t’u dorëzohet në fillim të muajit shtator. Avokatët e ish-komandantit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Sylejman Selimi dhe ish-komandantit të Zonës Operative të Drenicës, Sami Lushtaku, janë ankuar në vonesën e këtij vendimi, duke e evidentuar si shkelje ligjore.  Tomë Gashi dhe Arianit Koci kanë deklaruar për gazetën “Epoka e re” se besojnë në pafajësinë e klientëve të tyre dhe nga gjykata presin aktgjykim lirues. “Gjykata ka konfirmuar se në muajin korrik e sjellë vendimin dhe se në muajin gusht do të publikohet. Mirëpo, për shkaqe teknike, sepse EULEX-i gjatë muajit qershor dhe fillim të korrikut nuk ka pasur mandat ligjor, mendoj se deri në fillim të muajit shtator nuk do të na dorëzohet aktgjykimi për Sylejman Selimin, Sami Lushtakun dhe të tjerët, ka thënë Tomë Gashi, avokat i ish-komandantit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Sylejman Selimi.

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …